Një hetim ka nisur kundër kuzhinierit të famshëm Nusret Gökçe pas denoncimit që një ndjekës i tij bëri. Ai pretendon se Nusretit i ka dalë organi gjenital tek një video që ka ndarë në rrjetet sociale për të promovuar hotelin që bleu në Stamboll. Kuzhinieri i cili u bë një fenomen në të gjithë botën me lëvizjen e spërkatjes së kripës, tek kjo video shfaqet duke u hedhur në shtrat dhe në ato momente i është zbuluar organi gjenital.

Sipas mediave turke qytetari deklaroi se ky imazh ishte në një mënyrë për të prishur moralin e njerëzve dhe paraqiti një ankesë me videon në fjalë. Autoritetet filluan një hetim kundër Gökçe pas ankesës. /tvklan.al