“Ky qytet nuk hesht, por flet”, është një prej fushatave më të fundit në Shqipëri që synon të sensibilizojë dhe t’i japë fund dhunës e ngacmimeve ndaj grave. Një studim i kryer në 2023 nga OKB dhe organizata që bashkëpunojnë së bashku, tregon që ngacmimet seksuale në transportin publik dhe ambientet e punës janë më të shpeshtat.

Të gjitha gratë dhe vajzat që bien pre e ngacmimeve mund të denoncojnë në numrat e policisë dhe linjat e këshillimit.

Fushata “Unë tregoj” mbështetet nga Bashkia Tiranë, UNDP, AWA dhe përfaqësuesit e OKB-së në Shqipëri dhe do të zgjasë 30 ditë me sloganin: “Ky qytet nuk hesht, por flet kundër ngacmimit seksual”.

Klan News