“Makinat janë mjeti kryesor i transportit për shqiptarët. 60% e banorëve të Tiranës e përdorin çdo ditë automjetin për të qarkulluar në rrugët e kryeqytetit”, raporton gazetarja Erikleda Dorezi.
Meshkujt e përdorin me shumë makinën sesa femrat. Përkatësisht, 50% kundrejt 46%. Familjet me fëmijë janë ata që lëvizin më së shumti me automjetet private, siç tregojnë të dhënat e raportit të Bashkimit Europian për cilësinë e jetës në qytetet europiane.
Në këtë drejtim, Tirana është e ngjashme me qytetet europiane si Roma e Palermo apo edhe me ato rajonale, si Shkupi.
“Referuar raportit të Komisionit Europian, vetëm 20 e banorëve të Tiranës përdorin transport publik, kryesisht janë femrat dhe të moshuarit”, raporton gazetarja Erikleda Dorezi.
Përsa i përket transportit publik, ai përdoret nga afro 45% e të moshuarve.
Në këtë drejtim, Tirana renditet në qytetet me përqindjen me të ulët të përdorimit të mjeteve të transportit publik. Në vendet e para qëndrojnë Praga, Parisi, Bukureshti, ku mbi 70 % e qytetarëve përdorin mjetet urbane për të lëvizur.
Tv Klan