Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Listat dhe verifikimi i tyre, kanë shkaktuar probleme në Komisionin Zgjedhor Qendror të Elbasanit. Ndërsa kryetari i këtij komisioni deklaron që çdo gjë shkon normalisht dhe vetëm dhjetë qendra të rishikimit të listave kanë paraqitur 153 emra shtesë, nënkryetari shpreh të kundërtën. Sipas tij, 6100 votues që figurojnë në gjendjen civile nuk janë regjistruar.

“Grupet janë ngritur nga partitë politike është punuar dhe ne do t’i nisim urgjentisht në qendrën informative financiare, për të verifikuar se cili është statusi i tyre. Mendojmë që deri më datë 31 Maj, listat paraprake do të jenë shumë të rregullta për të pasur lista përfundimtare sa më normale”.

Nga 21 lagje të qytetit, verifikimet e grupeve treshe janë kryer vetëm në 8 prej tyre./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego