Jemi në prapaskenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku vazhdon puna për të kuruar çdo detaj të Operas së radhës që do ngjitet në skenë.
Kjo skenografi na çon në qytetin e dashurisë, Parisin e shekullit të IXX. Kori i Teatrit të Operas dhe Baletit janë veshur me kostumet e asaj kohe, po ashtu edhe kryepersonazhet që do sjellin kryeveprën e Puçinit, “La Boheme”.
Sopranpoja Eva Golemi në rolin e protagonists, atë të Mimisë, na tregon më shumë për veprën dhe realizimin.
Eva Golemi: E veçanta është se ne kemi 3 Mimi kësaj radhe dhe kjo do të sjellë një larmi dhe një bukrui të veprës, i ka të dyja, sa klasike, aq edhe të kohës.
Një histori Bohemiane, e 4 të rinjve rebelë që jetojnë në lirinë dhe pasionin e rinisë është historia e “La Boheme”, me Rodolfon dhe Miminë që provojnë dashurinë me shikim të parë, por edhe një fund të papritur.
Klodjan Kaçani: Pikë së pari, për mua është një sfidë sepse e debutoj këtë rol në teatër, përgjegjësia është më e madhe kur je në vendin tënd. Dua të gjej pikë së pari dashurinë mes 2 të rinjve.
Për të gjithë ata, që duan të shijojnë muzikën e bukur të Puçinit dhe dashuritë e mëdha dhe të papriturat e jetës, La Boheme, në Teatrin e Operas dhe Baletit do të vijë në datat 11-12 dhe 16 deri në 19 Prill.
Tv Klan