Një lajm i keq vjen nga sheshi i Xhirimit të filmit të ri, “Can Feda” të Kerem Bursin ve Burak Ozçivit.

Aktorët e njohur janë nisur drejt Eskishehirit, ku po xhirojnë filmin që pritet të dalë në kinema në muajin janar 2018.

Por, “HaberTurk” raporton se Burak Ozçivit është transportuar me urgjencë në spital pasi ishte dëmtuar në sheshin e xhirimeve. Në film ai do të luajë rolin e një komandoje të ushtrisë.  

Aktori raportohet se ka pasur dhimbje të mëdha nga dëmtimi i ligamenteve në këmbë.

Burak Ozçivit njihet në Shqipëri si Bali Beu i “Sulejmanit të Madhërishëm”, apo si Kemali i serialit “Dashuri pafund”.

/tvklan.al