Zbulohet në afërsi të Prishtinës një varr masiv ku janë gjetur trupat e mëse 400 shqiptarëve të masakruar nga serbët. Hollbruk, Ambasadori i SHBA-së në OKB ka vizituar këtë varr të ri duke deklaruar se këto janë fakte që dëshmojnë për atë qe u kalua. Pas takimit me ambasadorët në Kosovë Benrd Kushner dhe gjeneralin e KFOR-it Majk Xhekson, Hollbruk ka deklaruar se prania ruse duhet të jetë në forcën e NATO-s në Kosovë dhhe se nuk duhen lejuar teprime në problemin e ushtarëve rusë.
Më tej ai ka takuar Rugovën ku kanë biseduar për gjendjen në Kosovë. Pasi ka parë nga afër zhvillimet në Kosovë, njeriu i cili njeh mjaft mirë Ballkanin me problemet e tij, Hollbruk do të shkojë në Maqedoni, Shqipëri dhe Bosnje duke kryer kështu misionin e tij të parë në postin e Ambasadorit të SHBA-së në OKB./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori