Spiker: Reis Çiço
Panelet diellore, Rama: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse. Berisha: Ulja e çmimit, mashtrim Së shpejti do të ketë një paketë të dytë mbështetëse për familjet që vendosin panele diellore. Kryeministri Rama thotë se vendi ynë është i pari në rajon për prodhimin e energjisë nga dielli. Sali Berisha e quan mashtrim uljen e çmimit të energjisë.
“Dosja Xibraka”, Spak rrëzon akuzat e Bardhit për kërkesën për Olsi Ramën: S’ka prova që e lidhin SPAK njofton se ka mbyllur hetimet pas kërkesës së paraqitur per informacion nga kreu i grupit parlamentar te PD-së, Gazment Bardhi ndaj Olsi Rames, vëllait te kryeministrit ne lidhje me dosjen Xibraka. SPAK thotë se ai nuk rezulton te jete i përfshire dhe s’ka prova se ka lidhje me te dënuarit e tjerë.
Dritan Rexhepi lihet në qeli, nuk flet për akuzat: Do jem në sallë gjatë gjykimit Dy ditë pas ekstradimit nga Turqia, Dritan Rexhepi doli sot përpara gjykatës ku u njoh me masën e sigurisë. Në seancën e parë nuk bëri asnjë deklaratë për akuzat që rëndojnë ndaj tij, por tha se do të merrte pjesë në çdo seancë gjyqësore.
4 vatra me gripin e shpendëve në Shqipëri. Ministria: Personat e kontaktit janë negativë Shkon në 4 numri i vatrave të identifikuara të gripit të shpendëve në vendin tonë. Megjithatë ministria e Bujqësisë thotë se situata është nën monitorim dhe se të gjithë personat e kontaktit kanë rezultuar negativë.
‘’Paketa e maleve’’ 500 subjekte përjashtohen nga 4 taksa. Pas investimit, prona i kalon individit 500 subjektet e para që do të investojnë në turizmin dhe ekonominë e zonave malore do të përjashtohen nga 4 taksa. “Paketa e maleve” parashikon që pas përfundimit të investimit, prona t’i kalojë individit me shumën simbolike “1 euro”.
/tvklan.al