#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 13 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headline 13 Prill 2024
Rama: Tenderat do të kryhen nga “IA”. Neutralizojmë burimin e qelbit të korrupsionit
Kryeministri Edi Rama paralajmëron se shumë shpejt tenderat dhe prokurimet publike do të kryhen nga Inteligjenca Artificiale me qëllim neutralizimin e korrupsionit. Ai tha se teknologjia inovative do të përfshihet në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Ambasadori i BE: SPAK ka rezultate konkrete. Presion nga politika? Nuk duket i shqetësuar
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gozato thotë se SPAK po arrin rezultate konkrete në luftën ndaj korrupsionit. I pyetur nëse Prokuroria e Posaçme është nën presionin e politikës ai tha se Dumani nuk dukej i shqetësuar për këtë.
“Le Figaro” fton lexuesit të vizitojnë Shqipërinë: Male, lugina dhe lumenj, natyrë e egër për aventura
Gazeta prestigjioze franceze “Le Figaro” tërhequr vëmendjen e lexuesve të saj të vizitojnë Shqipërinë duke vlerësuar natyrën e veçantë të përshtatshme për aventura. Në një reportazh të saj vlerësohet natyra, por edhe kultura dhe historia e vendit.
Kalim pa kontrolle për 9 muaj në Morinë. Balla dhe Svelça firmosin marrëveshjen
Për 9 muaj të vitit kalimi në pikën kufitare të Morinës do të jetë pa kontrolle dokumentesh duke krijuar lehtësi qarkullimi për shtetasit e të dy vendeve. Marrëveshja u firmos nga ministrat e Brendshëm Taulant Balla dhe Xhelal Sveçla.
Irani në prag të luftës me Izraelin. Tension i lartë në lindjen e mesme
Tension i lartë në Lindjen e Mesme pasi Izraeli rrezikon të përfshihet në një luftë të re me Iranin. Ushtria amerikane konstaton lëvizje të ushtrisë brenda Iranit ndaj Uashingtoni ka vënë në gatishmëri trupat në rajon për të mbrojtur Izraelin.
“Euro 2024”, Italia synon finalen. Mediat: Rivale grupi ka vetëm Spanjën dhe Kroacinë
Duhen edhe 2 muaj nga nisja e Europianit, por në mediat italiane kanë nisur analizat se sa larg mund të shkojë skuadra e Luçiano Spaletit. Në analizat e tyre, shihen si rivale të forta të grupit Spanja dhe Kroacia duke mos i dhënë shanse Shqipërisë.
/tvklan.al