Për rreth 4 orë, kryetarja e komisionit të ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, Klotilda Bushka u pyet në SPAK lidhur me procedimin penal ndaj kryebashkiakut, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.
Deputetja e PS u shoqërua nga avokati i saj, Henrik Ligori. Pas daljes, Bushka refuzoi të japë një koment për mediat lidhur me prezencën e saj në SPAK.
Ndërsa përfaqësuesi i saj ligjor, tha se ndaj deputetes nuk ka një akuzë.
Kjo është hera e parë që kryetarja e komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka paraqitet në SPAK për tu pyetur lidhur me dosjen në ngarkim të kryebashkiakut Veliaj dhe bashkëshortes së tij.
Ndonëse ajo është vënë në hetim nga Prokuroria e PosaÇme me dyshimin se ka penguar zbulimin e së vërtetës, vetë deputetja ka mohuar të ketë kryer veprime antiligjore, siç SPAK pretendon.
Bushka dyshohet nga SPAK se ka orientuar dëshmitare lidhur me deklarimet që duhet të jepnin kur të paraqiteshin në prokurori.
Tv Klan