Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pretendon se prokurori Ols Dado e ka ofenduar gjatë seancës gjyqësore një javë më parë. Sipas tij, përfaqësuesi i organit të akuzës e ka cilësuar ndyrësirë pasi i tregoi banesën ku jetonte.

 “Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më”, shkruan Veliaj.

Menjëherë pas këtij qendrimi erdhi reagimi i gjykatës së posacme që rrëzoi pretendimin e Veliajt.  Thekson se prokurori Dado nuk e ka përdorur fjalën “ndyrësirë”.

“Nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment”, reagon GJKKO.

Të njëjtin qëndrim mbajti dhe Prokuroria e Posaçme. Në një deklaratë zyrtare SPAK thotë se, nuk është përdorur fjala ndyrësirë nga prorkurori Ols Dado. Bashkë me njoftimin ky institucion publikon edhe procesverbalin që po e shihni në këto pamje. Rezulton se fjala e përdoror nga Dado është: “ske turp që thua banesën e prokurorit”.

“Procesverbali i seancës gjyqësore i datës 12.02.2025, në faqen 292, dhe audio e kësaj séance nuk përfshijnë fjalët e përmendura nga personi nën hetim, Erion Veliaj  të publikuara në media”, shkruan SPAK.

Erion Veliaj ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga SPAK, duke e cilësuar procesin ndaj tij si gjyq politik. Që prej datës 13 shkurt ai ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

Klan News