Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 13 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 13 Shtator 2024

PS i drejtohet Venecias për mandatin e Xhaçkës. BE dhe SHBA: Ky s’është një hap në drejtimin e duhur

Pas votës kundër dërgimit të mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese, parlamenti i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion. Ambasada amerikane dhe ajo e Bashkimit Europian shprehen se ky nuk është hap në drejtimin e duhur. Reagon Spiropali.

Berisha mbetet në “arrest shtëpie”. Apeli lë në fuqi të njejtën mase edhe pas akuzës

Gjykata e Posacme e Apelit la në fuqi masen e sigurisë së “arrestit në shtëpi” për ish -kryeministrin Sali Berisha edhe pas komunikimit të akuzes së ngritur kunder tij. Avokatet e kryedemokratit thanë se ky ishte nje vendim i paracaktuar. 

Grupi i PS mblidhet në Elbasan: Regjistrimi për votën e diasporës do të nisë në janar

Regjistrim për votën e diasporës do të nisë në janar dhe përfundon në mars. Lajmi u dha në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, në Elbasan, ku u diskutua edhe mbi integrimin, anti-korrupsionin dhe prioritetet e sesionit të ri.

Rama: Rritja e pagave për mësuesit nuk do të ndalet. 240 oficerë për sigurinë në shkolla

Kryeministri Rama premton se rritja e pagave të mësuesve, policëve dhe mjekëve nuk do të ndalet. Në një aktivitet për sigurinë në shkolla ai tha se janë angazhuar 240 oficere dhe se vendosja e kamerave do ta rrise nivelin e sigurisë.

Telefona dhe drogë me dron në burgun e Peqinit. Transferohen të dënuarit e dyshuar

Telefona celulare dhe droga të llojeve të ndryshme me dron në burgun e Peqinit. Policia e burgjeve arrin të kape në kohë pajisjen fluturuese, ndërsa drejtuesit vendosin transferimin e të denuarve të dyshuar si pjesë e këtij plani.

Vuçiç shpall planin me 7 kushte ndaj Kosovës: Zgjedhje të reja në veri, ose shpallim autonomine

Presidenti serb, Vuçiç shpall planin me 7 pika për marrëdheniet me Kosovën, i cili perfshin tërheqjen e të vendimeve të fundit të qeverisë Kurti dhe zgjedhjet te reja në veri të Kosoves. Në të kundërt paralajmëron shpallje të autonomisë Kosove-Metohi.

/tvklan.al