#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 17 Korrik 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 17 Korrik 2023
Liderët e BP mblidhen në Tiranë, mungon Kurti. Rama: Plan të ri përmbështetje financiare nga BE
Me iniciativë të kryeministrit Edi Rama mbahet në Tiranë takimi informal i liderëve të Ballkanit Perëndimor ku u diskutua plani i ri per mbështetjen financare nga BE. Albin Kurti refuzon ftesen. Opozita ne Prishtine e kritikon dhe e quan sjellje femijenore.
Berisha nis betejen ligjore për shpalljen “Non grata” nga Britanie e Madhe
Sali Berisha nis betejen ligjore kunder shpalljes “non grata” nga Britania e Madhe. Ai deklaroi se vendimi eshte marre mbi informacione te sajuara dhe pa asnje prove, ndersa paralajmëroi se edhe kjo çështje do të përfundojë në gjykatë
Balla, krerëve të policisë: Arrestoni Rrajat e shpallur në kërkim, deputetet që u ndërhyjnë adresojini te unë
Ministri Brendshem Taulant Balla u kerkon drejtuesve te policise arrestimin e dy anetareve te fisit Rraja te shpallur ne kerkim per ngjarjen e Fushe Krujes. Ai u beri gjithashtu thirrje atyre qe te mos pranojne nderhyrje politike nw punwn e tyre.
5 ditë ferri në Shqipëri. Parashikimi i sinoptikaneve: Temperaturat pritet të shkojnë në 43 gradë
Vala e të nxehtit do te intensifikohet në ditet në vijim dhe do te sjell në vendin tonë temperatura deri në 10 gradë mbi normalen. Sinoptikanët parashikojnë që për 5 ditë termometri në zona si Berati dhe Elbasani të shënojë vlera 43 gradë.
Televizioni më i madh i frances, reportazh për Shqipërinë: Turizmi, fytyra e re vendit.
Listes se gjate te mediave me te medha nderkombetare qe kane shkruar per bumin turistik te Shqiperise, i bashkohet edhe televizioni prestigjioz francez, TF1. Në një reportazh të gjatë thuhet se turizmi është kthyer në fytyrën e re të Shqipërisë.
/tvklan.al