Mirlind Daku dhuroi një performancë fantastike në fitoren e Rubin Kazan. Sulmuesi shënoi dy gola, në triumfin 3-0 ndaj Akron Togliatti për të merituar edhe çmimin “Lojtari i ndeshjes”.

Nota e lartë prej 9.5 e 26-vjeçarit të kombëtares sonë shërbeu edhe për ta përfshirë në formacionin ideal të javës së 16-të në Superligën ruse. I pozicionuar në krahun e majtë të sulmit në skemën 3-4-3,
Daku është i dyti më i vlerësuar, krahas Ugalde të Spartakut të Moskës.

Përpos dopietës së golave, që e ngjitën në kuotën e 8 të tillëve në këtë sezon, sulmuesi ka dhuruar edhe 3 asiste. Kontributi në këtë fitore ishte i lartë nga ana e Dakut. Dy nga tre tentativat përfunduar në kuadratin e portës kundërshtare, duke u shndërruar edhe në gol.

Ndërkaq, 11 nga 16 pasimet ishin të sakta, ekuivalente me 69% saktësie, si dhe 10 nga 20 duelet në fushë panë fitues Dakun. Formë e jashtëzakonshme prej tij, me futbollistin e kombëtares sonë që ka një kontratë me skuadrën e Rubin Kazan deri në Qershorin e vitit 2026.

Klan News