Një 50-vjeçar në Durrës ka ndërruar jetë pasi bëhet e ditur se është dëmtuar nga një makineri, gjatë punës.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit. Ndërkohë 50-vjeçari D. N. si pasojë e dëmtimit fatkeqësisht ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak/ Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri, gjatë punës, shtetasi D. N., 50 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.        

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


/tvklan.al