Lajme, #edicioniinformativ ora 23:15 data 19 Janar 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 19 Janar 2025
Afro 36 mijë emigrantë shprehin interes për të votuar në një javë. Gati 1/3 e kërkesave, nga Italia
Afro 36 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit kanë shprehur interes për të votuar më 11 maj që nga nisja e procesit nje jave me pare. Gati një e treta e kërkesave vijnë nga shqiptarët e Italisë.
Asistenti virtual për shërbimet në e-Albania. Qytetarët do të marrin ndihmë me mesazhe zanore
“Diella’ quhet asistentja virtuale për shërbimet në platformën qeveritare e-Albania. Ajo është krijuar nga inteligjenca artificiale dhe qytetarët mund t’i kërkojnë ndihmë përmes mesazheve zanore.
Telefonat e koduar të krimit blihen 5 mijë Euro në Spanjë. Zbulohen 4 modele të tjerë me teknologji izraelite
Encrochat dhe Sky nuk janë të vetmet platforma të koduara që përdoren nga krimi. Në dosjet e SPAK flitet edhe për të paktën 4 aplikacione të tjera të përdorura edhe nga kriminelët shqiptarë. Ato janë me teknologji izraelite dhe blihen në Spanjë për 5 mijë euro.
Akset kryesore rrugore në vend, pa ndriçim. Ekspertët: Rrezik i përhershëm aksidentesh
Disa nga akset kryesore rrugore në vend vazhdojnë të jenë të pandriçuara. Ekspertët thonë se mungesa e ndriçimit është një nga elementët kryesorë dhe kritik për sigurinë rrugore që vazhdon të shkaktojë aksidente dhe të marrë jetë njerëzish.
Rritje rekord e mjeteve elektronike në Shqipëri. Në 2024 u regjistruan 72 përqind më shumë
Viti 2024 shënoi një rritje me 72% të regjistrimit të makinave elektrike në vendin tonë. Sipas të dhënave zyrtare, në vend numërohen tashmë mbi 6400 mjete të tilla me një shtim të ndjeshëm në raport me 5 vjet më parë kur kishte vetëm 35 të tilla.
Lirohen tre pengje izraelite dhe 90 të burgosur palestinezë. Pengjet e radhës do të lirohen pas 7 ditësh
Pas 15 muaj luftë armët heshtën. Gaza është e rrafshuar dhe pothuajse e gjithë popullsia e enklavës është e shpërngulur. Pas 15 muajsh luftë, edhe Hamasi është sërish në këmbë dhe këtë e tregoi me fuqi të plotë sapo armëpushimi me Izraelin hyri në fuqi.
TikTok mbyllet në SHBA. Rrjeti kinez shpreson që Tump të heqë bllokimin
Sot hyri në fuqi edhe ligji që ndalon përdorimin e TikTok-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por rrjeti i madh social në pronësi të një firme nga Kina tha se shpresonte që administrata Tramp ta pezullonte bllokimin.
/tvklan.al