Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 19 Nëntor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spikere: Drini Zeqo

Headlines 19 Nëntor 2024

Pas pak Shqipëri – Ukrainë, live në Tv Klan. Sylvinho ndryshon formacionin, Daku e Seferi që në nisje

Shqiperia luan pas pak sfiden e fundit ne grupet Liges se Kombeve me Ukrainen. Trajneri Silvinjo pritet te beje ndryshime ne formacion, duke i besuar sulmin Dakut e Seferit. Ndeshja transmentohet pa pagese ne Tv Klan.

Miratohet sot në parim buxheti i vitit 2025. Opozita e kundështon dhe proteston para kuvendit

Parlamenti miraton sot ne parim buxhetin e vitit 2025, pas nje séance maratone qe nisi prej dites se djeshme. Opozita e kundershton dhe protestoi jashte salles, ndersa akuzon mazhorancen se po i perdor parate e taksave per zgjedhje.

I jepet lamtumira nxënësit 14-vjeçar të “Fan Nolit” arrestohet bashkëmoshatari që e qëlloi me thikë në zemër

I jepet lamtumira e fundit nxenesit 14 -vjecar qe u vra nje dite me pare prane shkolles “Fan Noli”. Bashkemoshatari qe i mori jeten arrestohet. Tre dite para krimit ai kishte publikuar nje video me nje thike qe dyshohet se e perdori per vrasjen.

Fëmijë e prindër, të frikesuar pas vrasjes te “Fan Noli”. Të rritet siguria. Sociologët: Rrjetet sociale, të rrezikshme

Vrasja e nxenesit te shkolles “Fan Noli” ka nga ngritur shqetesimet mbi sigurine ne shkolla nga nxenes e prinder.

Ndersa sociologet japin alarmin se perdorimi i rrjeteve sociale eshte kthyer ne nje rrezik te madh per adoleshentet,

Vritet në një atentat një 28 -vjeçar në Tiranë. Autoret qelluan 7 herë me pistoletë me silenciator

Një 27-vjeçar u ekzekutua me armë pak pas mesnate në Tiranë. Klaudio Prendi u qëllua me 7 plumba nga persona të paidentifikuar sapo doli nga nje lokal. Pas atentatit, autorët dogjën më pas makinën në zonën e Farkës. 

Skandal me barnat e importuara nga India e Bangladeshi. KLSH: U shiten pas asnjë analizë

Skandal me barnat e importuara nga 5 vende te Azise. Kontrolli i Larte i Shtetit ka zbuluar se ilacet e futura ne tregun shqiptar me autorim te Ministrit te Shendetesise, nuk u jane nenshtruar kontrolleve dhe analizave laboratorike.

/tvklan.al