Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 19 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 19 Shtator 2024

Përcillet në banesën e fundit ish -deputeti Gerti Bogdani. Mijëra vetë në homazhe

Percillet per ne banesen e fundit ish -deputeti Gerti Bogdani, i cili humbi jeten nje dite me pare ne moshe 44 -vjecare nga nje arrest kardiak. Zyrtare e qytetare te shumte moren pjese ne homazhet per nder te tij.

BE, komitet konsultativ për të monitoruar dhe mbeshtetur vendet kandidate. Rama: Qasje e re për antarësimin

Bashkimi Europian do të ngrejë një Komitetit Konsultativ per monitorimin dhe mbështetjen e vendeve kandidate. Kryeministri Rama thote se qasja e Brukselit per anëtarësimin ka ndryshuar pas luftes ne Ukraine.

Rama: Marrëveshja për emigrantet nuk përsëritet me asnjë shtet tjetër. Italise ia kishim borxh

Në një intervistë të dhënë për rrjetin televiziv Euronews, kryeministri Rama thotë se nuk do të ketë një përsëritje të marrëveshjes me shtetet e tjera për emigrantet si ajo me Italinë. Ai tha se pakti me Melonin u arrit pasi Italisë ia kishin borxh për mbështetjen pa rezerva ndaj Shqiperisë.

Berisha në Opinion: Pas fitores së zgjedhjeve, kryeministri do të zgjidhet me referendum

Kryedemokrati Sali Berisha tha në emisionin Opinion të Blendi Fevziut se me ardhjen në pushtet të PD-se, kryeministri i ri vendit do të zgjidhet me referendum nga populli, duke ftuar demokratët që ta rivalizojnë atë. Në zgjedhje del në koalicion me Metën.

Mbyllen aplikimet. 15 kandidatë në garë për drejtor të përgjithshëm të policisë

15 zyrtar dhe ish-zyrtar të policisë kanë shprehur interes për tu zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i Policisë. Aplikimet do të shqyrtohen nga një komision i posaçëm, i cili brenda 10 ditëve duhet të bëjë vlerësimin me pikë për secilin prej kandidatëve.

Izraeli dhe Hezbollahu në prag të një lufte të re. 32 të vrarë e 3500 të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve

Izraeli është më pranë se kurrë një fronti të ri lufte me Hezbollahun, pas valës së shpërthimeve të pajisjeve elektronike të komunikimit të militantëve të kësaj organizate që u morën jetën 37 personave dhe plagosën gati 3500 të tjerë.

/tvklan.al