Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 2 Janar 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Anjola Hamzaj
Headlines 2 Janar 2025
Masakër me 12 të vrarë dhe 4 të plagosur në Mal të Zi. Autori dyshohet se veproi në gjendje të dehur
12 persona humbën jetën dhe 4 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në Cetinje të Malit të Zi. Mes viktimave është edhe autori i vetëvrare, i cili dyshohet se ka qëlluar në gjendje të dehur.
Kamerat e sigurisë fiksuan autorin e vrasjes në Durrës Tv Klan siguron pamjet ku shfaqen lëvizjet e 39-vjeçarit
Televizioni Klan siguron pamjet e 39-vjeccarit që pak ditë më parë vrau me thikë fqinjin e tij në Durrës. Në to shihet autori para dhe pas kryerjes së krimit makabër që i morri jetën 82-vjeccarit.
Emigrantët largohen pas festave. Fluks i shtuar në pikat kufitare me Greqinë dhe Italinë
Pas përfundimit të festave të fundvitit, emigrantët shqiptarë kanë nisur të kthehen në vendet e tyre të punës. Në 24 orët e fundit në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Greqinë dhe Italinë janë larguar afro 11 mijë persona.
Mbyllja e Tik Tok për një vit në Shqipëri, Reuters sjell zëra pro e kundër vendimit
Në mediat ndërkombëtare vijon jehona e vendimit të Shqiperise për të mbyllur me 1 vit Tik Tok. Reuters sjell zëra pro dhe kundër kësaj mase, ndërsa thekson se ky aplikacion shihet si promovues u dhunës tek të rinjtë.
75% e të rinjve në Shqipëri nuk janë në një marrëdhënie . Edukimi, faktori kryesor që ndikon në zgjedhjen e partnerit
3 në çdo 4 të rinj në Shqipëri nuk janë në një marrëdhënie romantike. Një studim i fondacionit gjerman “Fridrish Ebert” konstaton se faktorët kryesor që ndikojnë tek ky tregues janë niveli i edukimit, aprovimi I familjes dhe gjendja ekonomike.
15 të vdekur dhe 35 të plagosur nga sulmi në New Orleans. Autorit iu gjet një flamur i shtetit islamik
15 te vdekur dhe 35 të plagosur është bilanci i sulmit tragjik në Nju Orleans, ku një person me origjinë arabe hyri me makine në një turmë të madhe njerëzish që po festonin vitin e ri. Zyrtarët e FBI-së thanë se autorit iu gjet në makinë një flamur i grupit të Shtetit Islamik.
/tvklan.al