#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:25 data 20 Korrik 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 20 Korrik 2023

Gjkko miraton kërkesën për arrestimin e Ahmetajt. SPAK dorëzon pa vonesë në polici urdher-arrestin

Gjykata e Posaccme ka miratuar kërkesën e Spakut për arrestimin Arben Ahmetajt. Menjëherë pas këtij vendimi prokuroria e posaccme dorëzoI urdhër-arrestin në polici dhe kërkon informacion për vendodhjen e ish-ministrit

Tensione në Kuvend në seancën e fundit. Debate për inceneratorët, mjekësinë e kanabisin

Tensione ne kuvend ne seancen e fundit te sesionit. Opozita bllokoi foltoren per shkak te rrezimit te kerkeses se saj per interpelance urgjente me kryeministrin per inceneratoret. Debate edhe per projektligjin per mjekesine dhe kanabisin.

Rama inspekton akset e reja të jugut. Orikum – Dukat e Palasë – Dhërmi, të hapura për pushuesit

Teksa opozita e kerkoi ne kuvend, kryeministri Rama u shfaq duke inspektuar rruget e reja te jugut, Orikum – Dukat dhe Palase – Dhermi, te cilat jane hapur per te lehtesuar levizjen e pushuesve. Projekti do te zgjatet deri ne Sarande.

Ekskluzive, fotot e makinës me të cilën u larguan vrasësit e Lekstakajt. Policia gjen armën e krimit

Gjendet e djegur ne Gjader makina qe dyshohet se u perdor per ekzekutimin e Nikolin Lekstakajt dhe brenda saj edhe arma e krimit. Televizioni  Klan siguron fotot ekskluzve te mjetit. Policia e Lezhes shoqeron 5 persona dhe heton pisten e hasmerise.

43 gradë të premten e të shtunën në Berat e Elbasan. 6 viktima nga stuhitë në Ballkan

Temperaturat cmenden ne fundjave. Sinoptikanet parashikojne 43 grade ne Elbasan e Berat. Por disa vende te Ballkanit, si Kroacia e Bonje – Hercegovina perfshihen nga stuhi te fuqishme qe shkaktuan te pakten 6 viktima.

Radhë të gjata në doganën e Morinë. Shkak, kontorollet e policisë së Kosovës

Radhe te gjata ne kufirin mes Shqiperise dhe Kosoves, ne piken e kalimit te Morines, per shkak te rikthimeve te kontrolleve nga policia e Kosoves. Pala shqiptare u vjen ne ndihme qytetareve te shumte qe priten me ore te tera ne pikun e vapes. 

/tvklan.al