#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 21 Korrik 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 21 Korrik 2023
Kuvendi miraton ‘’kanabisin’’ dhe ligjin për studentët e mjekësisë pas 19 orësh debate.
Pas nje seance maratone prej 19 oresh, Kuvendi miratoi mes debatesh ligjin per kultivimin e kanabisit per qellime mjekesore dhe ligjin qe detyron studentet e mjekesise qe te punojne 5 vjet ne Shqiperi pas diplomimit.
Berisha: Rama po bën kurban Peleshin për inceneratorët. Edhe vetë e ka hedhur firmën.
Sali Berisha deklaron se disponon dokumente qe provojne se per inceneratorin e Elbasanit ka firmosur vete kryeministri Rama, por ai po kerkon te beje kurban ish-zvendesin e tij, ministrin aktual te Mbrojtjes, Niko Peleshin.
Alarm për zjarre nga temperaturat ekstreme. IGJEUM: Më të rrezikuar, qarqet e Beratit e Fierit.
Temperaturat e larta rrezikojne perhapjen e zjarreve ne zona te ndryshme te vendit. Instituti i Gjeoshkences paralajmeron se qarqet me te rrezikuar jane Berati dhe Fieri.
Gazeta britanike The Sun: Shqipëria turistike, Maldivet ekonomike të Europës.
Gazeta prestigjioze britanike, “The Sun” i bën elozhe Shqiperise turistike. Duke ftuar britanikët që t’i kalojnë pushimet ne vendin tone, ajo shkruan se Shqiperia eshte shnderruar ne “Maldivet ekonomike të Europës”.
Komntrollet shkaktojnë radhë të gjata në Morinë, qeveria Kurti rikthen taksen për emigrantët.
Vijojne radhet e gjata ne piken e kalimit kufitar te Morines ne hyrjen per ne Kosove. Shkak jane kontrollet e dokumenteve te emigranteve qe kthehen per pushime dhe rivendosja e polices se sigurimit per mjetet e tyre nga qeveria Kurti.
Miratohet marrëveshja për të denuarit shqiptarë në Angli. Londra jep 5 mln Euro për burgjet.
Qeveria miraton marreveshjen per tranferimin e te burgosurve shqiptare qe vuajne denimin ne Angli. Pjese e saj eshte edhe nje fond prej 5 milione eurosh qe Londra do te jape per rikontruksionin e burgjeve ne Shqiperi./tvklan.al