Zv/Kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka marrë pjesë në konferencën për nisjen e programit ALBAdapt me qeverinë gjermane, i cili synon forcimin e qëndrueshmërisë së Shqipërisë ndaj ndryshimeve klimatike.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Balluku është shprehur se na duhen më pak letra dhe më shumë inovacion teksa ka shtuar se duhet kohë dhe afate më të shkurtra për çdo studim dhe projekt.

Belinda Balluku: E rëndësishme është që në gjithë këtë proces të ndryshimit të thellë klimaterik, është parandalimi. Po kur vjen tek emergjencat civile, nuk e parandalon dot, por duhet ta parashikosh për të marrë masat e duhura për mbrojtje.

Duke bërë edhe një vlerësim i riskut se cila zonë duhet të marrë mbrojtjen maksimale. Iniciativë e shkëlqyer e ALBAdapt, sot ka ardhur koha që përveç bazave rregullatore që duhet të jenë të pafaruara me ata të BE-së dhe të gjithë direktivave që kanë të bëjnë me detyrimet tona si shtet. Na duhen më pak letra, na duhet më shumë inovacion.

Na duhet kohë dhe afate më të shkurtra, diçka që partnerët e huaj e dinë shumë mirë. Koha për ne, është flori. Ne duhet të hedhim hapa shumë të shpejtë se çdo vend tjetër për të mbushur një hendek. Kohët e çdo studimi, e çdo projekti duhen ngushtuar me parimin që ky vend, elementin më të vyer ka kohën.

Një aspekt thelbësor i programit ALBAdapt është modernizimi i infrastrukturës hidro-meteorologjike të Shqipërisë./tvklan.al