#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 22 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 22 Prill 2024
Shtëpitë në fshat, me modele të njëjta. Projektet ofrohen falas nga bashkitë
Ndërtimet e reja në fshat do të kenë tipologji të njëjta arkitekturore. Ministri Arbian Mazniku thotë se bashkë me thjeshtësimin e lejeve të ndërtimit, bashkitë do të krijojnë modele tip banesash, projektet e të cilave do të ofrohen falas.
Ish-deputeti i LSI, Ralf Gjoni merret në pyetje nga SPAK: S’jam unë nën hetim
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni u mor sot në pyetje nga SPAK. Ai tha se nuk ishte vetë nën hetim, por u pyet si person që ka dijeni për çështje që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit.
Bankat shtrëngojnë kreditë për shtëpi. BSH: Shkak, perceptimi i rrezikut të aftësisë paguese
Bankat dhanë më pak kredi për shtëpi dhe bizneset në tremujorin e parë të vitit 2024. Banka e Shqipërisë sqaron se shkak për këtë është bërë perceptimi që ato kanë se kreditorët mund të mos kenë aftësi paguese.
65% e mësuesve nuk e përdorin teknologjinë në mësimdhënie. Ekspertja: Mungon infrastruktura
Një studim i Kombeve te Bashkuara tregon se afro 65% e mësuesve në Shqipëri nuk e përdorin fare teknologjinë në procesin e mësimdhënies. Ekspertët thonë se shkak kryesor është bërë mungesa e infrastrukturës në shkolla.
Kreu i PASOK: Motivet e Mitsotakis për Belerin nuk janë as kombëtare as Europiane, por gjueti votash
Fredi Beleri thellon më tej përçarjen brenda politikës greke. Kreu i PASOK thotë se motivet e kryeministrit Mitsotaqis për ta kandiduar për eurodeputet nuk janë as kombëtare, as për të mbrojtur minoritetin dhe as europiane, por gjueti votash.
Orban: Perëndimi pranë dërgimit të trupave në Ukrainë.”Vijë e kuqe për Moskën para luftës me NATO-n”
Kryeministri hungarez, Viktor Orban paralajmëron luftë mes NATO-s dhe Rusisë. Ai thotë se perëndimi është në prag të dërgimit të trupave ushtarake në Ukrainë, çka për Moskën përbën vijën e kuqe për të nisur luftën me NATO-n.
/tvklan.al