Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 23 Tetor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headline 23 Tetor 2024

Gjkko le në burg Metën. detyrim paraqitje për Kryemadhin, ndryshon masa për Pirro Xhixhon

Gjykata e Posacme la ne burg ish -presidentin Meta dhe me detyrim paraqitje Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun. Ndryshon masa vetem per ish-kreun e AKEP, Pirro Xhixho. Meta perplaset me prokuroret e SPAK gjate seances.

Arrestimi i ish-presidentit Meta, departamenti i shtetit: Mbështesim përpjekjet e SPAK në luftën ndaj korrupsionit

Departamenti Amerikan i Shtetit reagon per arrestimin e ish -presidentit Meta, duke thene se Uashingtoni mbështet përparimin e Shqipërisë drejt sundimit të ligjit, përfshirë përpjekjet e SPAK për të ndjekur penalisht korrupsionin e krimin, në përputhje me ligjin.

Von Der Leyen: Shqipëria ka bërë punë të shkëlqyer për reformat. Rama: Negociatat, fillimi i fundit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen deklaron ne Tirane se Shqiperia ka bere pune te shkelqyer dhe se brenda 2025 do të hapen të gjitha grup-kapitujt. Kryeministri Rama thote se negociatat jane fillimi i fundit te procesit te antaresimit.

30 deputetë të opozitës protestojnë para parlamentit europian për zgjedhje të lira

30 deputete te opozites protestuan sot perpara Parlamentit Europian ne Strasburg per te shprehur shqetesimin e tyre mbi situaten politike ne Shqiperi dhe thane se kane marre mbeshtetje per kauzen e tyre per zgjedhje te lira.

Rama: Nuk pranojmë më deklarime pagash që nuk i besojmë, i mbyllim biznesin kujt nuk paguan sigurimet

Kryeministri Rama paralajmeron se bizneset se institucionet nuk do te pranojne me deklarime pagash te ulta, te cilat nuk i besojne dhe se sipermarrjet qe nuk paguajne sigurimet shoqerore te punonjesve, do te mbyllen.

Renzi sulmon paktin për emigrantët: Shikoni si nxjerrin nga makina Metën, do kenë më pak kujdes për një Bengalez

Ish -kryeministri italian Mateo Renzi sulmon ashper paktin Rama – Meloni per emigrantet. Ai shpreh shqetesim edhe per sigurine e emigranteve, duke iu referuar pamjeve te arrestimit me force te ish -presidentit Meta nga policia.

Sulm terrorist në një kompani për mbrojtjen ajrore në Ankara, 6 të vrarë dhe 14 plagosur

Sulm terrorist ne nje kompani per mbrojtjen ajrore ne Ankara. 4 punonjes te kompanise dhe 14 persona te tjere mbeten te plagosur nga nje shperthim dhe te shtenat me arme. Autoritet vrasin 2 nga 3 autoret e sulmit.

/tvklan.al