Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 24 Tetor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headline 24 Tetor 2024

Rama rinis turin “krenar për Shqipërinë”. Të shtunën, takim me shqiptarët në Nju Jork

Kryesocialisti Edi Rama ka udhetuar sot drejt Nju Jorkut për të rinisur turin “Krenar për Shqipërinë”. Takimi me shqiptarët që jetojnë në SHBA do të zhvillohet paraditen e të shtunës, ndërsa më 3 nentor ai do rikthehet në Greqi me një takim në Selanik.

Volumi i dosjes, shtyn seancën paraprake për Berishen. Avokatët: Do të kërkojmë pushimin e çeshtjes Seanca paraprake ne Gjykaten e Posacme per çeshtjen kunder ish-kryeministrit Berisha do te mbahet diten e neserme. Ajo u shty per shkak te volumit te dosjes, ndersa avokatet thone se do te kerkojne pushimin e çeshtjes.

Pakti Itali – Shqipëri për emigrantët, Meloni: Do të funksionojë. Përmbush të drejtën ndërkombëtare Kryeministrja italiane Giorgia Meloni kembengul se marreveshja Itali – Shqiperi per emigrantet do te funksionoje, pavaresisht vendimit te gjykates se Romes qe ktheu ne Itali 12 emigrantet e pare qe u strehuan ne Gjader.

Informaliteti më i lartë në shërbime, ndërtim dhe prodhim. ISHP: Probleme me punonjësit në 60% të rasteve

Ndertimi, prodhimi dhe sherbimet jane tre sektoret me informalitetin me te larte te punonjesve. Inspektoriati Shteteror i Punes thote se bizneset kane probleme te medha me mosdeklarimin e pagave dhe mungesen e kontratave.

Veliaj zbulon planin e qeverisë për pensionet: Rritje masive dhe e ndjeshme që nga viti i ardhshëm

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zbulon planin e qeverisë për pensionet. Ai thotë se propozimi parashikon një rritje masive dhe të ndjeshme për xhepat e pensionistëve duke filluar që nga viti i ardhshëm.

Ashpërsohet retorika para zgjedhjeve. Harris: Trump është fashist. Ish -presidenti: Kërcenim për demokracinë

Afrimi i dates se zgjedhjeve ashperson retoriken ne fushaten presidenciale ne Shtetet e Bashkuara. Zevendespresidentja Harris e quan ish -presidentin “fashist”, ndersa Trump thote se ajo eshte “kercenim per demokracine”.

/tvklan.al