#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 26 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 26 Prill 2024

Rama për “Corriere”: Po mbroj imazhin e vendit tim. Emisioni i “Rai 3”, i shpifur dhe paragjykues

Kryeministri Rama insiston se komunikimi i tij me drejtuesit e televizionit publik italian RAI 3 ishte per te mbrojtur imazhin e Shqiperise dhe shqiptareve. Ne nje interviste per Corriere della Sera ai thote se materiali ishte i shpifur dhe paragjykues.

Replika për interpelancën. Rama: Opozita, në prapaskenën e emisionit të “Rai 3”. Bardhi: Ke frikë, respekto Kushtetutën!

Replika per interpelancen mbi emisionin e RAI 3 mes kreut te qeverise dhe kreut te grupit parlamentar demokrat. Rama thote se do te pranoje pasi te zbardhet e verteta, pasi opozita eshte ne prapaskenen e emisionit. ndersa Bardhi i kerkon te respektoje kushetuten.

Rriten procedimet penale për krimet kibernetike.50% më shumë raste për pornografinë

Krimet kibernetike shenuan rritje gjate vitit 2023. Te dhenat zyrtare flasin per shtim te tyre me afro 22 për qind, ne krahasim me vitin pararendes. Rritjen më të madhe e kanë veprat që kanë të bëjnë me pornografinë.

45% e 15-vjeçarëve meshkuj në Shqipëri konsumojnë alkool. Rritja më e madhe tek fëmijët që vijnë nga familje të pasura

Afro 45 për qind e 15-vjeçarëve meshkuj në vendin tonë janë përdorues të alkoolit. Organizata Boterore e Shendetesise raporton se tendencë rritëse ka edhe tek vajzat, ndërsa numri me i madh i të rinjve perdorues vijnë nga familjet e pasura.

Presidencialet në RMV. Opozita, e shqetësuar për votën e shqiptarëve. LSDM: Fitojmë me 8 Maj

Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale ne Maqedonine e Veriut ndezin me shume debatin politik. Opozita eshte e shqetesuar per voten e shqiptareve qe mbeshtesin Bashkimin Demokratik per Integrim, ndersa LSDM beson se do te fitoje ne balotazh.

Protesta pro-palestineze edhe përtej SHBA.Por ushtria izraelite bëhet gati për sulm në Rafah

Protesat studentore kundër luftës ne Gaza kanë marrë përmasa kombëtare në Shtetet e Bashkuara dhe po përhapen edhe në vende të tjera perëndimore. Ushtria izraelite po bëhet gati për nisjen e sulmit përfundimtar në Rafah.

Euro 2024, nis ngritja e zonës për tifozët në stadiumin ku do të luajë Shqipëria

Nis ne Gjermani ngritja e zonave per tifozet qe nuk do te kene mundesi per t’i ndjekur ndeshjet neper stadiume. Hapesira e pare po ndertohet ne Duseldorf, aty ku kombetarja shqiptare do te zhvilloje ndeshjen kunder Spanjes.

/tvklan.al