Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 27 Qershor 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Gjykata lë në fuqi të gjitha masat për mjekët e “Onkologjikut”. Debate mes PS e PD në parlament

Gjykata Penale e Tiranës la të pandryshuara masat e sigurisë për mjekët dhe specialistët e Spitalit Onkologjik të akuzuar për shpërdorim detyre. Debate për këtë çështje pati mes opozitës dhe mazhorancës edhe në sallën e Kuvendit.

KLSH: Do ta dërgojemë në Spak “Onkologjikun”. Dy audite kanë zbuluar problematika të tjera

KLSH do ta dergoje ne SPAK spitalin e onkologjikut. Kreu i ketij institucioni, Arben Shehu, tha ne nje interviste per Tv Klan se dy audite kane zbuluar problematika të tjera dhe se dosja per t’iu vene ne dispozicion prokurorise, eshte gati.

Kushtetuesja rrëzon tatimin 15% për profesionet e lira. Përfitojnë ata që kanë  të ardhura deri në 14 mln lekë

Gjykata Kushtetuese shfuqizon tatimin me 15 % të profesioneve të lira me argumentin se cenon lirinë ekonomike. Sipas këtij vendimi, të gjithë ato subjekte të kësaj kategorie që kanë të ardhura deri në 14 milionë lekë nuk do të tatohen.

Dështon grushti i shtetit në Bolivi. Arrestohet komandanti i ushtrisë që sulmoi pallatin presidencial

Dështon një grusht shteti në Bolivi. Komandanti i ushtrisë së bashku me disa vartës të tij, pushtuan për disa orë pallatin presidencial, derisa u arrestua nga policia ushtarake. Mijëra njerëz dolën në rrugë duke u përplasur me ushtrinë.

Reshje të dendura shiu në disa zona të vendit. Sinoptikanët: Moti përmirësohet në fundjavë

Vendi u përfshi sot nga reshje të dendura shiu duke larguar paksa vapën përvëluese të ditëve të fundit. Sinoptikanët thonë se fundjava do të jetë sërish e favorshme për të gjithë ata që do t’u drejtohen plazheve.

Duka: Sylvinho e ka gati kontratën e rinovimit që prej Janarit. Shqipëria, përformancë pozitive

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e ka konsideruar pozitive atë bëri kombëtarja jonë në Europianin. Në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Duka zbuloi se trajneri Silvinjo e ka në tavolinë që prej janarit kontratën e rinovimit.

/tvklan.al