Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 29 Janar 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headlines 29 janar 2025
SHBA ngrin fondet për institucionet shqiptare. Nga urdhri i Trump preket Spak, gjykatat, ministritë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngrijnë përkohësisht fondet për institucionet shqiptare. Nga urdhri ekzekutiv i firmosur nga Presidenti Tramp preken mbi 15 ministri, të gjitha gjykatat, SPAK, agjencitë qeveritare si dhe pushteti vendor.
SPAK, task forcë në terren për krimet zgjedhore. Platformë për denoncimet
SPAK zbret në terren për të hetuar krimet zgjedhore. Task – Forca e posaçme me prokurore dhe agjente të Byrose Kombetare të Hetimit do të drejtohet nga Altin Dumani, ndërsa është ngritur edhe një platformë për denoncimet.
Qeveria miraton parkun e parë teknologjik, Rama: “Durana tech-park” do të tërheqe shumë kompani
Qeveria miratoi projektin e parkut të parë teknologjik, i cili do të ngrihet në Durrës. Kryeministri Rama thotë se “Durana Tech Park” do të tërheqe kompani të shumta dhe paralajmeron ndertimin e një tjetër parku në Vlorë.
Reshjet përmbysin sërish rrugë e lagje në Durrës e Vlorë. Dëborë në veri
Reshjet e shiut shkaktojnë serish permbytje në disa rrugë e lagje në qytetet bregdetare të Durrësit dhe Vlorës ndërkohë që era e fortë solli probleme në lundrimin e anijeve. Në veri, ulja e temperaturave shoqërohet me reshje debore.
FMN: Sfidat e Shqipërisë, plakja e popullsisë dhe emigracioni. Efektet po ndihen në tregun e punës
Plakja e popullsisë dhe emigracioni jane si dy nga sfidat më të medha me të cilat do të përballet Shqipëria, sipas FMN-së. Ekspertët thotë se efektet po ndihen dhe kërkojnë politika që rrisin lindshmërinë dhe frenojnë emigracionin.
Putin refuzon takimin me Zelenskyy-n: Është i jashtëligjshëm, i ka mbaruar mandati
Vladimir Putin nuk pranon të ulet në bisedime për zgjidhjen e krizës ukrainase, në të njëjtën tryezë me Volodimir Zelenskin. Putin pretendon se atij i ka mbaruar mandati që marsin e kaluar, ndonëse në fuqi është ligji ushtarak.
/tvklan.al