Përmbytjet kanë gjunjëzuar rajonin e Toskanës në Itali.
Reshjet e dendura i shkaktuan fryrjen dhe daljen nga shtrati të disa lumenjve në disa zona të banuara të rajonit të ndodhur në Italinë qëndrore. Ujërat e furishëm i shndërruar rrugët në lumenj dhe i bënë ato të pakalueshme për orë të tëra.
Më e vështirë situata paraqitet në qytezat përreth Firences, ku zona të tëra të banuara janë nën pushtetin e ujit.
Edhe vetë, zona historike e Firences rrezikon të përmbytet pasi uji i lumit Arno që e përshkon atë mespërmes ndodhet pranë kufirit të daljes nga shtrati.
Në këto kushte, autoritetet rajonale kërkuan shpalljen e gjendjes së emergjencës. Deri më tani janë regjistruar 250 raste evakuimesh të banorëve nga zonat në rrezik, por nuk flitet për viktima apo të zhdukur.
Tv Klan