Lajme, #edicioniinformativ ora 23:40 data 29 Tetor 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 29 Tetor 2024
Mosbindja civile, opozita bllokon për 3 orë 6 akset rrugore: Qeveri teknike. pa Ramën
Si pjesë e aksionit të mos bindjes civile, opozita bllokoi per tre orë 6 akset më të rrugore te vendit. Drejtuesit e opozitës kërkuan krijimin e nje qeverie teknike pa Ramen kryeminister. Protesta u shoqërua me incidente te vogla me policinë dhe me djegie gomash.
Rama: Brenda mandatit të katërt rrisim pensionet. Diskutime edhe për uljen e çmimit të energjisë
Kryeministri Edi Rama premton se pensionet do te rriten brenda mandatit te katërt të qeverisjes se Partise Socialiste, ndersa thote se qeveria po diskuton edhe per uljen e cmimit te energjisë elektrike per kete kategori.
Fredi Beleri sulmohet me vezë në Tiranë. Gazmend Bardhi: Sulm i orkestruar nga Rama
Sulmohet me veze gjate vizitës se tij ne Tirane si pjese e komitetit te Stabilizim Asociimit eurodeputeti Fredi Beleri. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi thote se sulmi është orkestruar nga kryeministri Rama.
SPAK sekuestron apartamentin e Ilir Beqajt: Nuk u deklarua nga ish-ministri
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit sekuestron një apartament te ish-ministrit te Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili gjendet ne burg. SPAK thotë se apartamenti që ndodhet në Vlorë nuk ishte deklaruar prej tij.
Nis rikonstrukrioni rrugës Tiranë – Plepa aksi i ri do ketë dy korsi në secilin krah
Nis rikonstruksioni i rruges Tirane – Plepa, e njohur ndryshe si rruga e Ndroqit. Projekti, qe do te kushtoje 6.8 milionë euro, parashikon qe aksi i ri, me gjatësi 27.3 kilometra, te ketë nga dy korsi për secilin krah.
Sondazhet: Mbështetje në rritje për Trump. Ngushtohet në 1 % diferenca ndaj Harris
Një javë para zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara, sondazhet tregojnë se mbështetja për Donald Tramp po rritet ndjeshëm. Te dhënat tregojnë se ai e ka ngushtuar ne 1 % diferencën ndaj rivales Kamala Harris.
/tvklan.al