Lajme, #edicioniinformativ ora 23:40 data 30 Korrik 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 30 Korrik 2024

Parlamenti miraton ndryshimet në qeveri. Opozita bllokon foltoren

Kuvendi voton mes kaosit dekretet e presidentit Begaj për ndryshimet në qeveri. Deputetët e opozitës bllokuan flotoren. Spiropali zgjidhet kryetare Kuvendi me 75 vota dhe në fjalën e saj të parë si kryeparlamentare fton opozitën për bashkëpunim.

Situatë dramatike në Shëngjin. Zjarri përfshin disa banesa dhe biznese, evakuohen banorë e pushues

Situatë dramatike nga zjarri në Shengjin. Flakët të favorizuara edhe nga era kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë përfshirë disa banesa dhe rrezikojnë disa hotele të zonës. Kjo ka detyruar autoritetet te evakuojnë banoret dhe pushuesit.

Hapet gara për portin e Porto Romanos. Rama: Investim strategjik, kapitull i ri për historinë e vendit

Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të Porto Romanos. 15 kompani kanë shfaqur interes për projektin që do të kushtojë 32.9 miliard Lekë. Kryeministri Rama thotë se port i jep vendit fuqi të re për tregtinë dhe sigurinë në rajon.

Shqiptarët shpenzojnë më shumë se të huajt për pushime. Operatorët turistike: Burim kryesor të ardhurash

Shqiptarët shpenzojnë më shumë se turistët e huaj për pushime, duke u bërë burim i rëndesishem i te ardhurave. Operatorët turistikë thonë se të huajt vijnë me paketa të prenotuara, çka i kufizon shpenzimet e tyre.

Nis operacioni për ekstradimin e Leonard Dukës. Forcat RENEA mbërrijnë në Belgjikë

Pas negociatash të gjatë, autoritetet belge kanë dhënë dritën jeshile për ekstradimin e Leonard Dukës drejt Shqipërisë. Për këtë qëllim këtë të hënë drejt Brukselit ka udhëtuar një ekip i forcave RENEA për ta marrë atë në dorëzim.

Përshkallëzohet kriza në Lindjen e Mesme, Izraeli bombardon Libanin, 1 i vrarë dhe 7 të plagosur

Përshkallëzohet kriza në Lindjen e Mesme, pasi Izraeli kreu një sulm ajror në Liban, duke vrarë një grua dhe plagosur 7 persona të tjerë. Tel Avivi thotë se shënjestër ishte një komandant i Hezbollahut, përgjegjës për sulmin e javës së shkuar. Sulmi dënohet nga Irani dhe Rusia.

/tvklan.al