#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 4 Dhjetor 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 4 Dhjetor 2023
Zjarr dhe tymuese në Kuvend, deputetët e PD përplasen me Gardën. Rama: Strategjia e opozitës lidhet me drejtësinë e re.
Zjarr dhe tension në seancën e sotme të Kuvendit pasi deputetët e opozitës ndezën tymuese dhe bllokuan foltoren duke u përplasur me Gardën. Kryeministri Rama thotë se strategjia e opozitës lidhet me drejtësinë e re që ka nisur të veprojë.
Publikohet formulari i vetëdeklarimit, policët qëpërdorin komunikime të koduara do të përjashtohen.
Të gjithë anëtarët e forcave të rendit që rezultojnë të jene e aplikacioneve që përdorin komunikime të koduara do të përjashtohet. Publikohet formulari që i detyron ata të vetëdeklarojnë nëse kanë qenë pjesë e këtyre platformave.
Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët. ISSH: Tërhiqen edhe në Janar, të shmangen radhët.
Nisi këtë të hënë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët dhe shtresat në nevojë. ISSH kërkoi nga qytetarët të shmangin dyndjet në zyrat e postës pasi 5-mijë lekëshi ka afat tërheqjeje edhe në janar të vitit të ardhshëm.
RMV në zgjedhje të dyfishta me 8 Maj. Në 100 ditët e fundit Kryeministri do të jetë shqiptar.
Liderët e partive politike në Maqedoninë e Veriut ranë dakord që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbahen më 8 maj. Kovaçevski konfirmoi zbatimin e marrëveshjes që kryeministri në 100 ditët e fundit të propozohet nga BDI.
Izraeli, sulm masiv në Gaza. Erdogan: Netanyahu, njësoj si Sllobodan Milloshevic.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan e quan kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu “kasap të Gazës” dhe se ai duhet të gjykohet për krime lufte njësoj si Millosheviçi. Deklarata vjen teksa Izraeli shtrin luftën ndaj Hamasit në gjithë Rripin.
FSHF, në kërkim të bazës së Kombëtares në Gjermani. Ramadani: Mund të bëjmë surprizën.
Federata nis kërkimet për bazën e vendosjes së Kombëtares në Gjermani. Trajneri Sylvinjo kërkon kushte sa më të mira për skuadrën. Ylber Ramadani shprehet se shorti është i vështirë, por kuqezinjtë mund të bëjnë surprizën.
/tvklan.al