Ruben Amorim do të kërkojë që të vendosë identitetin e tij te Manchester United sa më shpejt që të jetë e mundur.
Portugezi zëvendësoi Erik ten Hag, ndërsa sfidën e tij të parë do ta ketë kundër Ipsuiç Taun të dielën.
Por drejtuesit e klubit ia kanë bërë të qartë se si fillim buxheti në dispozicion ndaj tij do të jetë i pakët.
Portugezi duhet që të mjaftohet me lojtarët aktualë që ka. Por 39-vjeçari e ka një plan në mënyrë që të kryejë ndryshimet e nevojshme në ekip.
Fondet e synuara mund të mblidhen, duke shitur disa nga fubollistët e United, të cilën nuk bëjnë pjesë në planet e tij. Moduli i preferuar i Amorim është 3-4-3.
Siaps tabloidit “The Sun”, emrat të cilët janë më të rrezikuarit për t’u larguar nga “Old Trafford” në merkaton e dimrit janë: Joshua Zirkzee; Kristian Eriksen, Kasemiro, Alehandro Garnaço, Amad Dialo. Ehri Meguajër dhe Viktor Lindelof.
Me largimet e këtyre futbollistëve, klubi do të përfitojë si nga shitja e kartonëve, por edhe nga shpenzimet për pagesat e larta të tyre.
Ndërsa United është larg lavdisë së dikurshme, tekniku portugez është zotuar se ai do të rikthejë sukseset, pavarësisht se në letër ky duket një mision i vështirë.
Në klub ka nisur një politikë e re pas ardhjes së aksionerit të ri Xhim Retklif, ku po ulen në maksimum shpenzimet, pas disa viteve të mbyllura me bilanc negativ.
Klan News