Prindërimi konsiderohet si ndër sfidat e jetës të çdo personi. Në shoqërinë ku po jetojmë përballë evoluimi i kohës dhe i teknologjisë njëkohësisht ky proces jetësor po bëhet gjithnjë dhe më i vështirë.

Pasditen e kësaj të shtune të ftuarit në studion e “Rudina” në Tv Klan folën rreth kësaj teme. Tashmë nën petkun e prindit ata tregua sfidat e edukimit dhe kujdesit për fëmijët e tyre.

Eneida Xhelili duke parë foton e vajzës së saj të para 7 viteve solli ndërmend një periudhë shumë të vështirë për të dhe familjen e saj. Një aksident rrugor i cili i shkaktoi fraktura të rënda u bë shkak që ajo të kalonte një nga sfidat më të mëdha si nënë.

Kur ti shikon që je e paaftë për veten tënde, imagjino se sa të paaftë e ndjen veten për të bërë prindin,” ka treguar mes emocionesh Eneida Xhelili, teksa shprehet se pavarësisht vështirësive ajo dhe familja e saj ia dolën.

Eneida Xhelili: Në vitin 2017 ka qenë ai viti i tmerrshëm ku shkuan -16 temperaturat. Është foto që është bërë pas një aksidenti rrugor që kemi bërë familjarisht të tre. Duke u kthyer nga festa e Vitit të Ri nga Kroacia më 4 Janar, temperaturat ishin këto që ishin, fillon një shi i rrëmbyeshëm dhe ne dalim me makinë nga rruga, në karrenxhatën tjetër dhe për t’i shpëtuar rënies në humnerë përplasemi me një makinë që ishte në krahun e vet. Unë isha 2 muaj me fraktura në krevat, mu desh të rrija disa kohë në spital në Malin e Zi, ndërkohë që vajza ishte në Tiranë. Sepse e kaloi kufirin, nuk mund të rrinte, për fat të mirë vajza dhe bashkëshorti nuk pësuan dëmtime.

Rudina Magjistari: Vetëm ty t’u desh që të qëndroje në spital atje.

Eneida Xhelili: Unë pata thyerje dhe isha 2 muaj regjim shtrati, sigurisht që vajza nuk mund të qëndronte në spital. Im shoq e kalon në kufi dhe e mbajti një shoqja ime, deri sa ime më u kthyer nga Greqia sepse ishte tek motra tjetër. Pastaj sfida ishte që vajza të mos e përjetonte atë traumë, në fillim ishte pak e vështirë në aspektin e të menduarit sepse ajo mendonte që “mami iku dhe a do të vijë më?”. Kur më pa që u ktheva pas një jave, pastaj për t’ia zbutur problem, edhe pse thonë që të vegjlit harrojnë, por disa gjera mbeten. Para se ta zinte gjumi i tregoja përralla dhe ajo më pyeste “o mami rri këtu, a do ikësh prapë?”

Rudina Magjistari: I kishte lënë një traumë të vogël edhe ndarja me ty në atë moment përveç aksidentit në vetvete. Se ajo aksidentin e ka përjetuar pavarësisht se fatmirësisht nuk i ka ndodhur asgjë.

Eneida Xhelili: Për një javë të tërë ishte një kaos i madh, derisa e organizuam. Vajza shkonte në kopsht dhe ne nuk ia ndërpremë, e vazhduam dhe kjo gjë e ndihmoi. Ka qenë një sfidë shumë e madhe, kur ti shikon që je e paaftë për veten tënde, të përballosh problemet e tua fizike, sigurisht dhe shëndeti mendor në ato momente është shumë delikat, imagjino se sa të paaftë e ndjen veten për të bërë prindin. Duhet t’i japësh kurajo, por sinqerisht në atë periudhë kam pasur një vullnet të jashtëzakonshëm dhe i vura detyrë vetes që do të kthehem siç kam qenë deh faktikisht jam siç kam qenë. Pastaj lufta ka qenë që vajza të mos e ndjente këtë gjë edhe pse ajo më shikonte të shtrirë në krevat, i kemi kaluar të tre, por dhe të gjithë njerëzit e tjerë që na kanë ndenjur afër. Fatmirësisht nuk ka lënë asnjë pasojë për pak muaj situata u normalizua dhe luftuam familjarisht. Gjërat bëhen bashkë nuk mund të bëhen më vete, nëse ti vuajtjen tënde, problemin apo diçka që nuk shkon, e sigurt që nuk ia del./tvklan.al