#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 8 Tetor 2022 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 8 Tetor 2022
Berisha: Primaret, votë e lirë për kandidatët. Nafta e energjia u rritën për shkak të vjedhjeve
Sali Berisha siguron se marrëveshja me aleatët nuk cenon premtimin për të zgjedhur me primare kandidatët në zgjedhjet lokale. Për rritjen e çmimit të energjisë dhe naftës ai tha se shkak nuk është lufta, por vjedhjet e qeverisë.
PS merr kohë për “ish-spiunët”. Bushka: Po konsultojmë edhe ligjet ndërkombëtare
Partia Socialiste nuk do të nxitohet për miratimin e ligjit që përjashton ish-spiunët nga politika. Kryetarja e komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka thotë në një intervistë për TV Klan se socialistët po konsultohen edhe me ndërkombëtarët.
Ryshfet për ulje denimi, SPAK “skanon” pasurinë e gjyqtares. Në hetim edhe familja e të burgosurit
Gjyqtares Zamira Vyshka e arrestuar për korrupsion do t’i verifikohet pasuria. Ajo akuzohet se së bashku me avokatin Ilir Pashai morën 400 mijë lekë për të ulur me 6 muaj dënimin me burg të një të dënuari. Nën hetim edhe familja e të burgosurit.
Zbulohet plani për vrasjen e nipërve të Hasanbelliut. Vëllezërit Beqiraj: Pse u tërhoqëm
Dalin të tjera detaje nga dosja hetimore e vëllezërve Beqiraj. Ata kanë rrëfyer se Kevin Zeneli pas dështimit për vrasjen e Geron Hasanbelliut kërkonte vrasjen e nipërve të tij. Pagesa ishte 50 mijë euro për çdo ekzekutim.
65% e digave në Shqipëri, me probleme teknike. Raporti i emergjencave: Nevojitet vëmendje urgjente
Një raport i Ministrisë së Mbrojtjes zbulon se 65% e digave kanë nevojë për ndërhyrje urgjente. Specialistët shprehen se brenda një periudhe 9-vjeçare Shqipëria duhet të rehabilitojë infrastrukturën mbrojtëse të dëmtuar.
Dëmtohet ura e vetme që lidh Ukrainën me Krimenë. Kievi: Vetëm fillimi
Një shpërthim i fuqishëm shkatërroi një segment të urës që lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar në 2014-ën. Zyrtarët rusë thanë se nga shpërthimi humbën jetën 3 persona. Reagon Kievi duke u shprehur se ky është vetëm fillimi.
Forbes publikon listën me 10 lojtarët më të pasur. Në krye është Kylian Mbappe
Revista “Forbs” publikon klasifikimin e futbollistëve që pritet të fitojnë më shumë në sezonin 2022 – 2023. Në krye të saj qëndron ylli i francez i PSG-së, Kilian Mbape. Ai lë pas emra të njohur si Lionel Messi dhe Kristiano Ronaldo.