Artim Pollozhani është trajneri i ri i Ballkanit. Kampionët e Kosovës, njoftuan këtë të hënë, se drejtimi i skuadrës i është besuar ish-asistenit të Dajës.

Nga viti 2022, Pollozhani ka qenë ndihmëstrajner të skuadra nga Suhareka dhe e njeh mirë ambientin.

“Mirë se u ktheve në shtëpinë tënde, Artim Pollozhani. Është një nder dhe kënaqësi e madhe që të kemi si kryetrajner të ri të FC Ballkanit. Përvoja dhe njohuritë e tua  për klubin tonë janë një vlerë e shtuar, ku së bashku synojmë të ecim edhe më shumë drejt qëllimeve tona”, thuhet në postimin e Ballkanit.

Kjo do të jetë aventura e parë për Pollozhanin si trajner, ndërsa ka një të kaluar të suksesshme si futbollist.

42-vjeçari ka luajtur për skuadra si Apolonia, Dinamo, Shkëndija, Flamurtari dhe Skënderbeu më Shqipëri, ndërsa tani shpreson të arrijë suksese në rolin e trajnerit. /tvklan.al