“Nuk ka ngritje të qëndrimeve mes dy partive”

As sot nuk pati një takim ndërmjet krerëve të LDK-së e LVV-së për të biseduar për një marrëveshje për koalicionin qeverisës. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se duhet të shtohet besimi me VV-në.

Pas takimit të fundit, i cili u mbajt të shtunën dhe nuk rezultoi me marrëveshje ndërmjet LDK-së dhe LVV-së, ende nuk ka takim tjetër ndërmjet këtyre dy partive.

Kreu i LDK-së Isa Mustafa gjatë ditës ka mbledhur kryetarët e degëve të partisë për t’i informuar me rrjedhën e bisedimeve.

Pas takimit, tha se me VV-në nuk ka ngrirje të qëndrimeve sa i përket pozitave të caktuara.

“Nuk është problem emri i LDK-së, është besimi që duhet të ketë partneri jonë ndaj LDK-së për postin e Presidentit”.

Tha se në LDK vlerësojnë mirëbesimin dhe respektin reciprok.

Mustafa nuk ka treguar se kur do të takohen me Kurtin, ka thënë se për gjithçka dakordësohen komisionet Ad-Hoc pas përputhjes së axhendave të tyre.

Tv Klan