Joana ka ardhur nga Greqia për t’u përballur në “Shihemi në Gjyq” me nënën, Violetën që vjen nga Italia. Konflikti mes nënë e bijë nis nga një plagë e vjetër. Joana nis të rrëfejë për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se nëna ka lënë atë dhe 4 fëmijët e tjerë në vitin 1999 duke u larguar drejt Italisë. Nga ai moment, Joana është detyruar të kujdeset për motrat e vëllezërit edhe pse vetë ishte rreth 11 vjeçe.

Tani që është rikthyer, Violeta kërkon të qëndrojë në shtëpinë e djalit, por Joana s’e lejon. Ajo i thotë nënës se nuk ka asnjë shtëpi pasi vëllai është në gjendje të vështirë shëndetësore.

Joana: Kam sjellë nënën këtu për arsye sepse kam pasur një telefonatë tronditëse,  kështu e ndiej unë. Mamaj ime ka ikur në vitin ’99 jashtë shtetit,  në Itali.  a lënë  5 fëmijë. Motra e madhe ishte martuar dhe kemi ndenjur akoma 4.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti?

Joana: Unë mund të kem qenë 10-11 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Dhe ishe fëmija i dytë.

Violeta: Ku është problemi që kam ikur unë për shembull?

Joana: Është shumë problem.

Violeta: Edhe për mua ka qenë problem.

Joana: Mund të lihet një fëmijë? Si do t’iushqej unë këta fëmijët, motra, vëllezër? Njeri s’kisha, dhimbjen e nënës e kisha. Kur unë kisha nevojë, nëna ime u largua dhe më kthehet mua sot dhe kërkon të rrijë te vëllai im që është i sëmurë, invalid?

Violeta: Prandaj erdhe nga Greqia ti, të më nxjerrësh përjashta mua si mama?

Joana: Nuk ka të drejtë, çfarë shtëpie ka? Nuk ka asnjë lloj shtëpie këtu.

Violeta: Si s’kam shtëpi unë moj?

Joana: Nuk ke shtëpi këtu.

Violeta: Unë që aty nuk lëviz moj! E ke gabim!

Joana: Nuk ka të drejtë të qëndrojë në shtëpinë e vëllait tim!

Violeta: Ik kërkoji llogari babait tënd, ku është problemi që unë kam ikur? Një grua po të jetë mirë me burrin nuk i lë fëmijët e saj.

Violeta nis të thotë se burri i saj bënte sjellje barbare ndaj u detyrua të ikte e të linte fëmijët, por vajza deklaron që ajo as nuk ka kontaktuar me fëmijët. Joana shton se u bë ajo nënë për më të vegjlit dhe ia doli e vetme.

Joana: Një telefonatë s’e ka bërë, një ndihmë për fëmijët nuk është gjendur, më vjen pas kaq vitesh që as nipërit, as mbesat nuk e njohin, si është e mundur?

Violeta: Unë telefonata kam bërë, po juve që nuk më përgjigjeshit në telefon e sa kam patur mundësi, aq sa kisha rrogën, ju nisja.  Ju ishit të vegjël. Babai juaj thotë që nuk ju kam nisur kokërr leku!

Joana: Unë nuk njoh asnjë prej tyre, unë njoh që rrita vëllezër, motra, i martova vetë. Unë njoh që u largova, unë njoh që çdo gjë akoma unë po i paguaj.

Eni Çobani: Pra ju e quani veten si nënë?

Joana: Unë jam nëna e motrave dhe vëllezërve!

Violeta: Po pse tregohesh kriminele me mua moj çupë?

Joana: Nuk jam kriminele, kjo është e vërteta!

Violeta: Po pse, doja unë të lija kokën time unë moj? Të lija kokën time, të vije të më qaje te varri, të më sillje lule moj?

Nëna ngulmon se ajo nuk i ka lënë fëmijët dhe ka bërë përpjekje t’i marrë me vete, por ka hasur pengesa të shumta. Joana nuk bindet dhe thotë se nuk e njeh as si nënë Violetën.

Joana: Nuk e njoh për nënë këtë!

Eni Çobani: Pra, ti e njeh nënë këtë për letra, jo për zemër?

Joana: Për zemër nuk e njoh!/tvklan.al