Riviera shqiptare për të përditshmen franceze “Le Figaro” ka disa nga plazhet më të bukura në Evropë.
Vija bregdetare është e përbërë nga kështjella antike, kanione, limane dhe plazhe të izoluara. Nga plazhet më të njohura e deri tek ato të fshehura, media më e madhe franceze rendit disa nga më të bukurat.
Plazhi ka ujëra të pastra kristal, me shkëmbinj, kodra mes blusë dhe smeraldit të detin Jon. Plazhi i Porto Palermos është i fshehur në një nga gjiret në jug të vendit. Veçon një nga sarajet e shumta të strategut Ali Pashë Tepelena, të cilat ai jo pa qëllim i ndërtonte në pika strategjike dhe bëhet fjalë për kalanë e Ali Pashës e cila qëndron në mes të detit dhe legjendës. Ajo ishte një dhuratë për një nga gratë e tij, Vasiliqinë, të cilën, sipas shkrimtarëve të kohës, pashai i Janinës e kishte shumë përzemër.
Vijon me Ksamilin për të cilin thekson se para disa vitesh e njihnin vetëm vendasit, të cilët vinin për t’u çlodhur në fundjavë ndërsa sot është shndërruar në një destinacion në trend.
Plazhi i Gjipesë dhe ai i Gramës janë ndër plazhet e tjera të vlerësuara nga “Le Figaro”.
Dy plazhet e tjera me guralecë të imët janë ai i Llamanit dhe Dhërmiut. Shumë vizitorë në këto plazhe marrin me qira çadra dhe shezlongë, shijojnë shkuma party dhe muzikën elektronike në verë.
Klan News