Lajme Arkiva 2003

Lefter Koka, kandidati socialist për Bashkinë e Durrësit ka zhvendosur shtabin e tij elektoral nga Pallati i Kulturës “Aleksandër Moisiu” për të shkuar në një vend tjetër, kjo u bë pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili i ka dërguar Bashkisë së Durrësit një letër ku i kërkon lirimin e mjediseve pasi sipas nenit 5 të kodit zgjedhor burime të administratës publike nuk mund të përdoren për të krijuar lehtësira kandidatëve apo forcave politike si edhe për faktin tjetër se na Pallatin e Kulturës do të ngrihen dy qendra votimi, deputeti Sokol Olldashi, drejtues i shtabit elektoral të Avni Hoxhës ka përshëndetur presionin që ushtroi misioni i ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe vendimin e KQZ-së.

Ndërkohë socialistë të Durrësit janë ankuar pranë komisionit qendror të zgjedhjeve për emërimin e Saba Jemishtës në postin e sekretarit të komisionit të zgjedhjeve të qeverisjes vendore. Jemishta bën pjesë në listën shumë emërore të demokratëve për anëtarë të ardhshëm të këshillit bashkiak dhe ky konflikt interesash përbën shkelje të kodit zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të prononcohet edhe për këtë pikë ndërkohë që Olldashi deklaroi se demokratët do të respektojnë vendimet që do të merren.

Sokol Olldashi: Nuk ka sipas mendimit tim një konflikt ligjor në këtë çështje sepse kodi vetë ka defekt. Në një rast e konsideron anëtarin pa të drejtë vote të KQZV-së, pro në një tjetër nen kur flet për KQZV-në thotë se ka 7 anëtar pra e përjashton sekretarin, nuk e konsideron anëtar. Kjo është një çështje teknike që duhet ta apeloj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili ka bërë edhe  emërimin e zotit Jemnishta dhe sigurisht në qoftë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë një vendim ne do ta respektojmë./tvklan.al