Tedesco largohet nga detyra pas disfatës 4-1 në Champions ndaj Shaktarit
Debutimi në Champions League nuk ka rezultuar ashtu siç pritej për Domenico Tedesco. Trajneri italian është shkarkuar nga stoli i Lajpzig, me gjermanët që u mposhtën në shtëpi 4-1 nga Shaktari i Donetskut. Humbje që ka rënduar pozitat e 36-vjeçarit, që nuk ka arritur të bëj diferencën te skuadrat e Bundesligës gjermane.
Në 5 ndeshjet e fundit, Lajpzig ka koleksionuar vetëm një fitore, dy barazime dhe po kaq humbje. Disfata që i kanë kushtuar italianit, i cili largohet nga skuadra gjermane së bashku me dy ndihmësit e tij kryesorë.
Tedesco mori drejtimin e skuadrës së Bundesligës Dhjetorin e kaluar, duke udhëhequr ekipin drejt një vendi në Ligën e Kampionëve, gjysmëfinalet e Europa League dhe drejt titullit të parë në Gjermani, ku arriti të triumfonte me penallti në finalen e Kupës së vendit ndaj Frajburg. Në 38 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet në këto 9 muaj, 36-vjeçari italian arriti të fitonte 21 ndeshje, barazuar 8 dhe humbur 9. Aktualisht Lajpzig zë vendin e njëmbëdhjetë në tabelën e renditjes së Bundesligës gjermane.
Klan News