Leipzig është skuadra e parë që eliminohet në Champions League. Humbja ndaj Aston Villa-s në raundin e gjashtë, ka zyrtarizuar eliminimin e skuadrës gjermane.
Leipzig numëron gjashtë humbje në po kaq ndeshje dhe kur kanë mbetur dy takime për tu luajtur, nuk ka asnjë shans matematikor për të synuar një nga 24 vendet e para, që do i lejonte ata të luftojnë në “play off”.
Ekipi i drejtuar nga Marco Rose, ka hasur probleme të shumta, kjo edhe për shkak të kundërshtarëve të fortë me të cilët është përballur, ndër to, Juventus, Inter, Liverpool dhe Atletico Madrid. /tvklan.al