Bayern Munich ka hedhur pas krahëve momentin e vështirë dhe u rikthye te suksesi. Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany, triumfoi me rezultatin 4-2 ndaj Heidenheim, në sfidën e vlefshme për javën e 13-të në Bundesligë.
Dopieta e Musiala dhe golat e Upamecano e Goretzka, i dhanë triumfin bavarezëve, që mbajnë kreun e renditjes me 33 pikë, të ndjekur nga Eintracht Frankfurt me 27 pikë. Këta të fundit nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 ndaj Augsburg.
Bayer Leverkusen regjistroi fitoren e tretë radhazi në kampionat, pasi mposhti 2-1 skuadrën e St. Pauli. Më këtë triumf, ekipi i Xabi Alonso-s, mban vendin e tretë me 26 pikë, 2 më shumë se Leipzig i vendit të katërt, që mposhti 0-2 Holstein Kiel.
Në takimin tjetër, Werder Bremen mundi minimalisht skuadrën e Bochum në transfertë. /tvklan.al