Shpallja e listës së lojtarëve të  kombëtares që do të marrin pjesë në Euro 2024, ka ngjallur diskutime ditët e fundit. Trajneri Sylvinho la jashtë liste Sokol Cikalleshin, i cili ka dhënë edhe dorëheqjen nga kombëtarja. Në një bisedë me “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Ledio Pano shpreh keqardhje për futbollistin dhe e mendon si një gabim që s’është pjesë.

“Më erdhi shumë keq sepse është një nga lojtarët që ka dhënë kontributin e tij në ekipin kombëtar, ka kaq vite, është një nga golashënuesit. Është një nga ata lojtarë bazë të 11-shes të cilët kanë dhënë kontributin e tyre që kjo kombëtare të jetë në Gjermani kështu që mendoj që është një gabim që nuk është pjesë. Ndoshta mund të mos aktivizohej, por që për moral duhet të ishte. Unë besoj për moral,  minimumi pastaj janë zgjedhjet e trajnerit”.

Pano shtoi se në këndvështrimin e tij është një padrejtësi edhe për Keidi Baren e Myrto Uzunin.

“Për mua është një padrejtësi ndaj atij djali, por edhe ndaj dy djemve të tjerë që ishin pjesëtarë. Ky është mendimi im, nuk hyn fare në zgjedhjet e trajnerit”, përmbylli Pano.

Ndeshjet e Euro 2024 do të mund t’i ndiqni ekskluzivisht dhe falas në ekranin e Tv Klan./tvklan.al