Një gjykatë në Venezuelë ka lëshuar një urdhër-arresti për liderin e opozitës Edmundo Gonzalez, i cili pretendon se ka fituar zgjedhjet e Korrikut kundër presidentit aktual Nicolas Maduro .
Partitë opozitare pretendojnë se zotërojnë dokumente të numërimit që tregojnë Gonzalez me më shumë vota. Prokurori që dorëzoi urdhrin e arrestit në gjykatë akuzoi Gonzales për krime të lidhura me terrorizmin, duke përfshirë akuzat për konspiracion dhe falsifikimin e dokumenteve. Lideri i opozitës deri më tani ka injoruar thirrjet për t’u paraqitur para prokurorëve që e hetojnë atë.
Gjithashtu nën hetim është edhe udhëheqësja e opozitës Maria Corina Machado, të cilën Gonzales e zëvendësoi në fletëvotim pasi u skualifikua .
Qytetarët venezuelianë kanë dalë vazhdimisht në rrugë për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve. Protestat kanë qenë të dhunshme dhe I kanë shkaktuar vdekjen 27 personave ndërsa 2,400 persona janë arrestuar.
SHBA, BE dhe disa vende të Amerikës Latine thonë gjithashtu se rezultati i zgjedhjeve është manipuluar dhe se Gonzalez është fituesi i vërtetë.
Lëshimi i urdhër-arrestit vjen disa orë pasi administrata e Biden tha se një avion i përdorur nga Maduro ishte konfiskuar në Republikën Domenikane pasi blerja e mjetit shkelte sanksionet e SHBA-së.
Klan News