Mijëra mbështetës të opozitës dolën në rrugët e Venezuelës për të protestuar kundër fitores së diskutueshme të Nikolas Maduros në zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar.
Liderja e opozitës María Corina Machado iu bashkua protestuesve në kryeqytetin Karakas dhe u kërkoi atyre të mos kenë frikë. Ajo kishte qëndruar e fshehur kohët e fundit pasi autoritetet e akuzonin për kryengritje.
Më fjalën e saj tha se nuk kishte asgjë mbi zërin e popullit dhe se njerëzit kishin folur. Tensioni ishte i lartë pasi në krahun tjetër edhe mbështetësit e Maduros zhvilluan një tubim pro tij.
Machado, e cila u ndalua të kandidonte në zgjedhje bëri thirrje për protesta mbarëkombëtare për të intensifikuar presionin ndaj Maduros. Ky i fundit që mban pushtetin që prej vitit 2013, këmbëngul në fitoren e një mandati të tretë 6-vjeçar, por opozita thotë se ka prova që rezultatet u manipuluan.
Komisioni Zgjedhor, i kontrolluar nga Maduros, ka refuzuar të publikojë rezultatet e detajuara të qendrave të votimit duke shpallur Maduron fitues me 52% të votave. Vëzhguesit e pavarur thanë se procesi zgjedhor nuk ishte transparent.
Tv Klan