Jimmy Carter, fermeri i zellshëm i kikirikut nga Xhorxhia që u si president i Shteteve të Bashkuara hasi vështirësi gjatë mandatit të tij të vetëm me krizën ekonomike të fundviteve ’70 dhe me atë të pengjeve të Iranit, por ndërmjetësoi paqen e vështirë mes Izraelit dhe Egjiptit e më vonë mori çmimin Nobel për paqen për aktivitet humanitare.

Ky është përshkrimi i shkurtër dhe i saktë që agjencia e lajmeve “Reuters” i bën presidentit të 39-të të Shteteve të Bashkaura, demokratit që drejtoi vendin nga 1977 deri në 1981, i cili ndërroi jetë të Dielën në moshën 100-vjeçare.

Menjëherë pas lajmit, flamujt e institucioneve kryesore në Uashington u ulën në gjysmështizë. Presidenti amerikan Joe Bidem e quajti Carter-in “burrë shteti, humanist dhe mik të dashur” dhe u bëri thirrje amerikanëve që më 9 Janar kur është shpallur dita e Zisë në përkujtim të tij, të marrin pjesë masivisht në homazhe.

Presidenti i zgjedhur Donald Tramp tha se “të gjithë i kemi atij borxh, mirënjohjen”. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se bota humbi një luftëtar të angazhuar për demokracinë. Presidenti francez Emmanuel Macron e quajti atë “avokat të palëkundur për të drejtat e më të cenuarve”. Mesazhe vlerësimi për presidentin më jetëgjatë të Shteteve të Bashkuara kishte edhe nga kryeministri izraelit dhe presidenti i Egjiptit.

Tv Klan