Edhe pse nuk është shpallur zyrtairsht President i SHBA, Joe Biden ka arritur të marrë vëmendjen të gjithë lidërve të botës.
Pas rezultateve paraprake, Biden ka marrë urime nga Presidentët dhe Kryeministrat në Evropë. Kryeministri i Britanisë së Madhe në një reagim në mediat sociale shkruan se mezi pret që të punojë me administratën e re në SHBA.
Në një reagim, Presidenti i Francës Emmanuel Macron shkruan se “Amerikanët kanë zgjedhur Presidentin e tyre. Urime Joe Biden dhe Kamala Harris! Kemi shumë për të bërë për të kapërcyer sfidat e sotme. Le të punojmë së bashku!”
Edhe liderët e Bashkimit Evropian kanë dërguar mesazhet e tyre të urimit. Presidentja e Komisionit Evropian shkruan se është gati të punojë me Presidentin e ri të SHBA.
Po të njëjtin mesazh ka dërguar dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Micheal, si dhe Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli./tvklan.al