Mohamed Amra, është i burgosuri i rrezikshëm që u bë kryefjala e mediave të huaja në Maj të vitit 2024 kur u arratis në mënyrë spektakolare pas një sulmi të njerëzve të tij ndaj autokolonës që e shoqëronte drejt qelisë në periferi të Ruësë, një qytet 130 kilometra në veriperëndim të Parisit.

Pamjet e momentit kur 4 persona të armatosur dhe të maskuar me dy automjete i zunë pritë furgonit të policisë, duke qëlluar me breshëri, u konsideruan si një skenë e denjë për filmat nga mediat franceze.

Arratistja nga furgoni i policisë i mori jetën në atë kohë dy policëve të togës së shoqërimit dhe u plagosën 3 të tjerë.

Pas kërkimeve intensive të policisë franceze ai është arrestuar në Rumani në bashkëpunim me autoritet e drejtësisë në këtë shtet.

Para ngjarjes së Majit të vitit 2024 ai kishte tentuar të arratisej nga burgu ku ndodhej duke prerë me sharrë hekurat.

Presidenti francez Emmanuel Macron e cilësoi arrestimin si një “sukses të madh” dhe tha se mendimet e tij janë familjet e viktimave të sulmit.

Për arrestimin e tij reagoi edhe Kryeministri francez, François Bayrou i cili shkroi në një postim në rrjetet sociale: “Pas një kërkimi që zgjati disa muaj, më në fund Amra u arrestua!

I njohur me nofkën Miza, 30-vjeçari kishte lidhje me grupet mafioze në Marsejë dhe ishte i përfshirë në trafik droge.

Klan News