Kombëtarja e vajzave do të luajë në Ligën e Kombeve në një grup me Çekinë, Ukrainën dhe Kroacinë.

E rikthyer në Ligën B, skuadra e drejtuar nga Armir Grima me kundërshtarë që renditen më mirë në klasifikimin e UEFA-s.

Me përfaqësuesen ukrainase ka luajtur në kualifikueset e Europianit të 2017, duke u mundur në të dy takimet.

Me atë kroate ka luajtur 2 miqësore në 2015 dhe këto të humbura, ndërsa me atë çeke që konsiderohet si kokë grupi do të jetë hera e parë.

Ndeshjet e para do të luhen në muajin shkurt dhe faza e grupeve do të mbyllet në qershor të vitit të ardhshëm.

Vendi i parë të kalon direkt në Ligën A, ndërsa vendi i dytë të përfshin në fazën play off.

Tv Klan